Selami Hoti: Edhe një varrezë masive pranë lumit Ereniku në Bishtazhin, Gjakovë

Edhe një varrezë masive pranë lumit Ereniku në Bishtazhin, Gjakovë
Për të shprehur mirënjohjen e mbështetjen ekipeve profesionale të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore, të mbështetur nga Ministria e Mbrojtjes/Forca e Sigurisë së Kosovës, EULEX, KNKK, pas varrezës masive në Matiqan/Prishtinë, sot bashkë me familjarin z. Refki Hoti nga Krusha e Madhe pamë nga afër punën e madhe që bëjnë këto ekipe. Aty ishte edhe z. Andin Hoti -kryetar i komisionit qeveritar, z. Kushtrim Gara – shef i njësisë, zyrtarja pranë komisionit znj. Violeta Kastrati , antropologu i IML-së Dr. Valon Hyseni dhe një ekipë e madhe ku shumë nga ta janë edhe vetë familjarë. Kjo ekipë bashkë me të tjera çdo ditë është nëpër vende të ndryshme ku dyshohet se ka varreza.
Fatkeqësisht edhe 24 vite paslufte, të zhdukurit me forcë mbesin plagë e hapur e shoqërisë sonë…plagë që lëngon e lëndohet edhe më shumë çdo ditë nga politikat kriminale të së ashtuquajturës serbi.
Në këtë hapësirë forcat serbe e malazeze gjatë luftës në bashkëpunim me serbët lokal nën bekimin/ndihmën e kishës ortodokse, të ndihmuar edhe nga vullnetarë maqedonë, grekë e rus
kishin groposur viktimat shqiptare (të rrëmbyer e zhdukur dhe të vrarë) në përpjekje të fshehjes së gjurmëve të krimit.
Faleminderit të gjithëve për kontributin tuaj dhe bashkëndjenjën me ne familjarët. Bashkëpunoni me ta e me ne për të zbardhur fatin e familjarëve tanë.
Së paku me një gotë ujë, për shpirtin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …