Kryetari i fshatit Krushë e Madhe z, Selami Hoti ka bërë të ditur se organizohet dhurimi vullnetar i gjakut.
Ai me këtë rast ka shkruar:
Datë: 24 Mars, 2023 (, e premte)
Ora:10:00 deri 14:00
Vendi: QMF “Fahredin Hoti” Krushë e Madhe
Të dashur/a qytetarë/e të Krushës së Madhe, familjarë të dëshmorëve, martirëve, të të zhdukurve, çlirimtarë, invalidë, veteran, të plagosur, të burgosur politik dhe gjithë ju të mbijetuar nga masakra e Krushës, edhe këtë vit vazhdojmë me aksion vullnetar për dhurim të gjakut në shenjë nderimi dhe rrespekti ndaj familjarëve tanë të rënë për liri, andaj ju njoftoj dhe ju ftoj që t’i bashkëngjiteni aksionit, si çdo vit më parë.
Lavdi gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!