Selami Hoti: Sot në këtë ditë historike për vendin tonë, nderojmë dhe kujtojmë të gjithë të rënët për liri nga Krusha e Madhe dhe tërë Kosova

Sot në këtë ditë historike për vendin tonë, nderojmë dhe kujtojmë të gjithë të rënët për liri nga Krusha e Madhe dhe tërë Kosova.
Kujtojmë 241 të rënët nga Krusha e Madhe, ndër ta shtatë (7) fëmijë, pesë (5) gra dhe gjashtëdhjetë e katër (64) të kidnapuarit me dhunë më pas të zhdukur pa asnjë gjurmë!
Kujtojmë 11843 të rënët nga Kosova.
Kujtojmë 1432 fëmijë,
Kujtojmë 1741 femra,
Kujtojmë 2261 dëshmorë nga Kosova e Shqipëria.
Kujtojmë shumëçka….
Faleminderit UÇK-së bashkë me aleatët e NATO-s, faleminderit gjithë popullit për kontributin e dhënë.
Çmimi i lirisë ishte shumë i shtrenjtë, t’a ruajmë vendin si sytë e ballit.
Kurrë nuk i harrojmë!
Lavdi gjithë të rënëve ndër breza!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!
Jungjatjeta

Kontrolloni gjithashtu

Hajrush Kurtaj: LUFTA E PËRGJAKSHME NË KAÇANIK, RAKOC, LAGJE E RE DHE NIKAJ

Nëntë prilli i vitit 1999  Luftërat shekullore që zhvilloi populli shqiptar kundër pushtuesve të ndryshëm …