Selami Hoti: Sot, në këto ditë historike për kombin tonë, nderojmë dhe kujtojmë të gjithë/a të rënët/at nga mbarë shqiptaria

Me shkas…
URIME DITA E LIDHJES SË PRIZRENIT
10 Qershor, 1878 -10 Qershor 2025, 146 vjet
URIME DITA E ÇLIRIMIT TË KOSOVËS
10 Qershor 1999 -10 Qershor 2024, 25 vjet
Sot, në këto ditë historike për kombin tonë, nderojmë dhe kujtojmë të gjithë/a të rënët/at nga mbarë shqiptaria.
E unë, me familjen time, sot kujtojmë 241 të rënët nga Krusha e Madhe, ndër ta shtatë (7) fëmijë, pesë (5) gra dhe 64 të kidnapuarit me dhunë më pas të zhdukur dhunshëm, pa asnjë gjurmë.
Kujtojmë vuajtjet e 148 grave të veja Krushjane që rritën 510 fëmijë jetimë.
Kujtojmë shtatë (7) familje Krushjane që mbetën pa asnjë mashkull trashëgimtar.
Kujtojmë 2261dëshmorët e UÇK-së nga Kosova e mbarë Shqiptaria.
Kujtojmë 11.843 të rënët/at nga mbarë Kosova.
Kujtojmë 1432 fëmijë.
Kujtojmë 1741 femra të vrara në luftë.
Bashkëndjejmë dhe ndjejmë keqardhje me 20.000 nënat, motrat, gratë e vajzat tona të dhunuara nga shkijet.
Rrespektojmë plagët e dhjetra mijëra motrave e vëllezërve me trauma të luftës, gjymtyrët e tyre të humbura për lirinë që e gëzojmë sot!
Falënderojmë gjithë nënat, motrat, gratë e vajzat ndër breza që bënë gjithçka për liri.
Rrespektojmë, nderojmë, vlerësojmë dhe rrojmë me të gjithë ju të zhdukur/a kudo çofshi, nën tokë, mbi tokë, në ujë e në qiell….ju faleminderit!
Faleminderit UÇK-së bashkë me aleatët e NATO-s, faleminderit gjithë kombit kudo që ishit e që jeni anëkend botës për kontributin e dhënë me aq sa patët dije e mundësi, popujve miq, secilit që ndihmuat për lirnë tonë që e gëzojmë për 25 vite.
U dëshmua se të bashkuar mundemi edhe më shumë.
Çmimi i lirisë ishte shumë i shtrenjtë, andaj t’a ruajmë vendin si sytë e ballit.E ne, kurrë nuk i harrojmë, gjithmonë me ne, në ne, e mbi ne!
E ju, që ishit të vegjël dje, sot rrituni me frymën patriotike të Dardanisë së lashtë.
Ju që deshët e s’patët mundësi dje, bëjeni sot se ju mundëson liria, kurrë s’është vonë.
Ju që u frikuat dje, mos keni merak se populli ju fal frikën, por jo servilizmin ndaj armikut, as ndaj pushteteve. E as pompozitetin se keni dhënë pite e ajran për UÇK-në. Kur jeni vetëm me zotin mendojeni a e meritoni, vërtetë!
Populli falë, vlerëson por asnjëherë nuk harron, e shpesh edhe dënon!!!
“Mos e dhini punën”-Tracy Ann Jacobson.
Kosova është e të gjithëve, e nëse nuk mund të ndihmoni as sot së paku mos u bëni vegël e armikut, mos shkoni në Hagë kundër UÇK-së, ma mirë shkoni në Hagjë, me ‘ballon’, ma mirë hargjo €7.000 për ndonjë rruzë se tanë jetën të jesh pis, i pishman e i përbuzë!
Andaj,
bashkohuni se latë nam, edhe festimet i ndani në baza partiake, njëjtë si varrimet. Jo që nuk merrni pjesë por edhe fyeni e ikni nga pjesmarrja me lloj lloj arsye banale, edhe atëherë kur sponsorizohen nga miq të dëshmuar Amerikan që kanë shpëtuar 2 mil ‘fakira’ nga zhdukja, shifeni Gazën sot!!!
Bashkohuni e t’a ngrisim kombin lartë e më lartë, mos lejoni të na udhëheqin komunistë, titistë, autonomistë, spiun, kuvendar UDBA-sha, bashkëpuntorë të shkaut, matrapazë, hajna, uzurpatorë e fajdegjinjë institucional, shehler, priftërinj e hoxhallarë injorant.
Hapni dosjet ose bëjeni ligjin e lustrimit, se na keni lodhë.
Ne kemi dhënë gjak me gjenerata, akoma po kërkojmë eshtra në heshtje, e ju keni dhënë e po jepni deklarata edhe nga diaspora e s’po ndaleni. Mjaft më!
25 vite ankth, vuajtje, frikë, mashtrime, gënjeshtra shpresë, premtime e çka jo!
Gjeneratat e reja po ikin, Kosova po shkretohet e ju koma s’keni buxhet me vu flamuj kombëtar në varreza të dëshmorëve gjithandej Kosovës, akoma s’jeni në gjendje me i pastru shtatoret e heronjëve/dëshmorëve/viktimave të luftës nga glacat, Akoma dërgoni lule plastike t’kinës në varre të atyre që u sollën lirinë e që e shkrryeni çdo ditë, gjersa vetë kaloni pushimet në bregdetet e evropës, azisë e amerikës latine, me lule të freskëta në hotele ‘all inclusive’, e synetitë e ‘zorrën qorrë’ akoma i bëni në Turqi me pare të shtetit, me xhipa të zi e të bardhë e me ‘ballona’ edhe në fundjavë!
Turpi ju mbuloftë farë e flliqur!!!
LAVDI gjithë të rënëve ndër breza për lirinë që e gëzojmë, rrespekt për të gjitha familjet e ndershme e meritore!
Rroftë Krusha e Madhe, Rroftë Republika e Kosovës, Rroftë Kombi Shqipëtar!

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …