Më 1974 pata fituar të drejtën që ta studiojë si student i shkallës tretë, Çështjen e Ulqinit 1880. Mjerisht ai punim edhe pse i dorëzuar në JIQ, nuk është

Selatin Kaçaniku: Organizata KONSUMATORI mbushi 10 vjet të angazhimit dhe pjesëmarrjes qytetare

Në vitin 2016 Organizata KONSUMATORI mbushi 10 vite të angazhimit, aktivizimit, vullnetarizmit, pjesëmarrjes qytetare…edhe të guximit qytetar  për ta thënë, adresuar, kërkuar, denoncuar, avokuar, lobuar për kauzën, të drejtat e obligimet dhe për interesat e dinjitetin e qytetarit konsumator taksapagues. Ju faleminderit të gjithëve për përkrahjet 10-vjeçare dhe urimet e dekadës së parë të dëshmimit për të qenë e vetmja pikë referuese për kauzën e qytetarit konsumator taksapagues në Republikën e Kosovës. Mburremi me faktin se bashkëpunëtorë më të ngushtë, përkrahës, lobues të kauzës së qytetarit konsumator taksapagues i patëm dhe i kemi më të fortit, më të guximshmit, më të drejtët, më të sinqertit…e Republikës së Kosovës: Mediumet e informimit publik dhe gazetarët. Deri këtu arritëm bashkë. Ndaj edhe duhet të vazhdojmë bashkë: Për arsye të etikës profesionale, nivelit civilizues  dhe ndërgjegjes – se edhe ne, edhe familjet tona jemi qytetarë konsumatorë taksapagues.

Ju e dini, megjithatë na lejoni t Ju rikujtojmë, se: Muaji mars është MUAJI e 15.MARSI është DITË BOTËRORE E TË DREJTAVE, E MBROJTJES , SË QYTETARIT KONSUMATOR.

Ndaj, Ju propozojmë, këshillojmë, ofrojmë ide…edhe mbështetje që aktualitetet, rrjedhat, temat…t i fokusoni nga prizmi i realizimit, përmbushjes së të drejtave e obligimeve dhe të interesit e dinjitetit të qytetarit konsumator taksapagues; Nga prizmi i arritjes së kënaqëshmërisë së qytetariit konsumator taksapagues.

Identifikojmë edhe arsye tjera për kërkesën tonë:

Edhe lexuesi, audienca, spektatori, dëgjuesi, publiku…është konsumues i ofertës mediale, i skemës programore, i përmbajtjes mediale…

Të gjitha Ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës shërbimin, mandatin, plan-programet, potencialin e kapacitetet, dedikimet, produktet…të gjithat ia dedikojnë një target grupi, përmbushjes së një nevoje e kërkese, një obligimi kushtetues e ligjor…që është qytetari konsumator taksapagues – gjenerues kryesor i Buxhetit të Shtetit prej nga të gjithë finansohen ?!

Qytetari, fillimisht, me votën e tij të lirë demokratike, i delegoi të drejtat e obligimet, por edhe kompetencat e autorizimet te të gjitha Institucionet, Asociacionet e Mekanizmat si dhe te zyrtarët – për ta përfaqësuar e arritur maksimalisht kënaqëshmërinë ligjore, profesionale, mandatore, statutore…

Qytetari në tregun e prodhimeve, mallrave e shërbimeve, duke bërë rolin e tij si konsumator, jo vetëm se i përmbush nevojat themelore, kërkesat e shijet për vehte dhe për famijen  tij – është edhe promotor i zhvillimit ekonomik të lagjes, Komunës dhe Shtetit.

Me përzgjedhjen e produktit, me marrjen e vendimit për ta blerë e konsumuar, qytetari

konsumator i jep vlerë dhe e çmon me çmimin e akceptuar reciprokisht. Në këtë çmim janë edhe të gjitha kontributet në trajtë të tatimeve, taksave, akcizave…të cilat i takojnë Buxhetit të Shtetit, të Republikës së Kosovës. Kështu, qytetari konsumator, jo vetëm se ndihmon në zhvillimin ekonomik, mbështetë e përkrahë bizneset por edhe mbushë Arkën e Shtetit – nëpërmes së cilës kontribuon që paraja publike t i këthehet në përmbushjen e nevojave themelore të Shtetit, të Institucioneve e Mekanizmave të Shtetit dhe të miëqenies sociale të qytetarit konsumator taksapagues.

Siq po shihet roli, obligimi, kontributi…qenia e qytetarit konsumator taksapagues është shumë më kompleks seq pandehin disa “…atje lartë…”. Arsyeja, obligimi, detyrimi për transparencë, llogaridhënie dhe ndarje të përgjegjësive është shumë më i madh seq janë premtimet ose zotimet deklarative. Siq po e shihni edhe zotimet e marra me MSA-në po çalojnë në përmbushje. MSA-ja një modul ia kushton konsumatorit. Tërthorazi e gjithë MSA-ja i dedikohet qytetarit konsumator.

Nga kjo del se duke vazhduar angazhimin për kauzën e konsumatorit angazhohemi edhe për ekonominë, edhe për bizneset, edhe për MSA-në, edhe për Kosovën.

Me angazhimet e 12-të ditëve të para të muajit, mars, 2017, MUAJIT BOTËROR TË TË DREJTAVE TË KONSUMATORIT nuk jemi të kënaqur. Akoma, askush me asnjë të vetmen fjalë , të paktën deklarativisht, nuk shprehi përkushtim për kauzën, për të drejtat e obligimet as për intereset e dinjitetin e qytetarit konsumator taksapagues.

Institucionet, Asociacionet, Mekanizmat e Shtetit; Ekonomia e bizneset dhe Asociacionet e tyre;…Çuditërisht, njësoj si të tjerët, kurrë deri më sot, as Partitë e liderët politikë nuk e thanë asnjë fjalë në dobi të qytetarit elektorat dhe konsumator ?!

Anise të gjithë, edhe familjet tona jemi qytetarë konsumatorë;

Anise kemi arsye e obligime të shumta;

Anise punët tona duhet t i kryejmë vet sepse ato nuk i takojnë askujt tjetër.

 

Ndaj,

 

Të nderuara mediume të informimit publik,

Të nderuar gazetarë,

Të dasur/a kontribues/e për kauzën e qytetarit konsumator taksapagues.

Qytetari konsumator taksapagues gjithëmonë ka nevojë për Ju, për mendimin, reagimin dhe për produktin Tuaj kritik e fisnik:Në drejtim të rritjes së vazhdueshme të kënaqëshmërisë së qytetarit konsumator  taksapagues;

Në drejtim të zbatimit ë Ligjeve;

Në drejtim të përmbushjes së të drejtave e obligimeve dhe të intereseve e dinjitetit të qytetarit konsumator taksapagues.

Urime MUAJI BOTËROR dhe 15. MARSI – DITA BOTËRORE E QYTETARIT KONSUMATOR !

Ju falemnderit edhe një herë për kontrib utet e deritanishme.

Ju falemderit edhe për angazhimet në të ardhmen.

Org.KONSUMATORI, Kosovë, Prishtinë,

Selatin Kaçaniku, kryetar. Ekspert për kauzën, të drejtat e obligimet,   intereset dhe dinjitetin e qytetarit konsumator.

Mësimdhënës në arsimin e lartë;

[email protected],

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …