Selia e parë e stafit të Radios-Kosova e Lirë dhe Agjencisë së Lajmeve Kosovapress ka qenë e vendosur në Shtëpinë e Idriz Qeriqit në fshatin Krojmir. Në atë shtëpi gjatë muajve tetor nëntor e dhjetor të vitit 1998 janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e transmetimit të programit. Aty, përveç, Ahmet Qeriqit, me tërë familjen, në nëntor të atij viti ishte vendosur edhe zëdhënësi i SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi, me familje si dhe kuadro të tjerë të lartë të luftës së UÇK-së. Në Selinë e parë në Krojmir, me qëllim për të ndihmuar dhe për të qenë pjesë e themelimit të dy institucioneve informative të luftës, paraprakisht kishin ardhur: Nezir Myrtaj, Isa Kraniqi, Sheqir Zeneli, Martin Çuni, Nusret Pllana, Berat Luzha, Hilmi Ramadani. Një kujdes të veçantë për stafin ndihmën dhe sigurinë e tyre kanë treguar luftëtari i radhëve të para të UÇK-së, Elez Durmishi, komandanti i batalionit, “Ruzhdi Salihu”, i Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova, pastaj Komandanti i Policisë Ushtarake të këtij batalioni, Sylë Qeriqi, ndërsa në roje të përhershme të stafit dhe strukturave udhëheqëse të Shtabit ishin angazhuar: Hasan Ali Qeriqi, Avni Sylë Qeriqi e të tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …