Selim Pacolli: 100 vite më parë u tentua të zhbëhët së ekzistuari një popull i tërë

Selim Pacolli: 100 vite më parë Serbia u përpoq ta shfaroste një popull të tërë

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka kujtuar 100 vjetorin e masakrës së Prapashtices, Keqekolles, Sharbanit në të cilën u vranë mizorisht mbi 2400 shqiptarë të pafajshëm. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se sot në Prapashticë të Dheu i Kuq, vendoset gurthemeli i Memorialit Përkujtimor. “Plotë 100 vjet, plagë e dhimbje! Po mbushen 100 vite që kur u tentua të zhbëhët së ekzistuari një popull i tërë. Ishte kjo masakra e Prapashtices, Keqekolles, Sharbanit dhe disa fshatrave në rrethinë e cila rezultoi me më shumë se 2400 viktima të të gjitha moshave dhe gjinive. Mbi pesëdhjetë familje, gjysma e të cilave u shfarosën tërsisht dhe gjysma tjetër rastësisht shpëtuan nga një̈ anëtar i familjes. Kurrë̈ askush e as vet shteti Serb nuk u ndëshkua për këtë tmerr.  Në përkujtim të këtyre martirëve, të hënën me 11 janar 2021, në orën 13:00, në Prapashticë të Dheu i Kuq vendoset gurthemeli i Memorialit Përkujtimor”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …