Selim Pacolli

Selim Pacolli: AKR-ja më nuk do të jetë patericë e askujt

kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina nga radhët e LDK-së. Në dy raundet e para ka dështuar zgjedhja e kryesuesit pasi që kandidati i propozuar nga LDK-ja ka dështuar të marrë shumicën e votave. Në raundin e tretë kanë dalë nga salla gjashtë asamblistë të AAK-së dhe tre të AKR-së, ndërsa në sallë kanë mbetur 17 asamblistë të Vetëvendosjes të cilët kanë votuar kundër, ndërsa 14 asamblistët e LDK-së, nëntë të PDK-së dhe një asamblist i LB-së dhe një tjetër i Nismës kanë votuar për zgjedhjen e Kupinës kryesues. Pas zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit Komunal nuk kanë munguar komentet e qytetarëve në rrjete sociale në adresë të AKR-së rreth bojkotimit të asamblistëve të saj për zgjedhjen e kryesuesit. Një ndër ta ishte Ragip Prapashtica, i cili në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar: “AKR-ja, e cila thirret si institucionaliste, dhe që me plot gojën thotë se kurrë nuk e bllokon formimin e institucioneve, u bë bashkë me AAK-në dhe tentuan ta bllokojnë zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës. Por, pavarësisht prej këtij veprimi jokorrekt dhe joparimor, prapë u zgjodh kryesuesi. Urime kryesues Kupina! Urime LDK! Urime Prishtinë dhe qytetarë të Prishtinës!”, ka shkruar Prapashtica. E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigjja e kryetarit të Degës së AKR-së në Prishtinë, Selim Pacolli, i cili i ka bërë me dije komentuesit se AKR-ja më nuk do të jetë patericë e askujt. “Jo Ragip, s’ka më patericë! Ka vdekur ajo mesele, por ti s’e ke kuptuar ende. LDK-ja dhe të tjerët si ajo duhet ta dinë mirë që marrëveshjet duhet të zbatohen e jo të bëjnë përpjekje t’i ‘peshkojnë’ asamblistët në formë klandestine”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …