Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli, ka njoftuar për një tubim të organizuar me qytetarët e Gjilanit, ku pjesëmarrës i veçantë ishte ambasadori i njohur, miku i Kosovës, William Walker. Pacolli theksoi mikpritjen e ngrohtë të Gjilanit dhe rëndësinë e këtij eventi për forcimin e unitetit dhe mbrojtjen e vlerave që prekin çdo familje kosovare. Gjilani na mirëpriti në një ngjarje të paharrueshme. Me një angazhim të palëkundur, u theksua rëndësia e forcës dhe unitetit. Le të qëndrojmë të bashkuar dhe të angazhohemi për një të ardhme më të ndritur, tha Pacolli. Në këtë tubim, ai bëri thirrje për bashkim rreth një kauze që synon të forcojë çdo individ dhe familje, duke nxitur një vizion të përbashkët për të ardhmen.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …