Kandidaturën zyrtare të Selim Pacollit për kryetar të Prishtinës e ka prezantuar edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se Selimi e ka dëshmuar veten si një menaxher i aftë dhe vizionar që mund të adresojë sfidat e Prishtinës, të angazhohet me qytetarët dhe të sjellë zgjidhje për problemet dhe sfidat me të cilat përballet kryeqyteti. ditë më parë, LDK-ja ka zyrtarizuar Perparim Ramën dhe AAK-ja Daut Haradinajn. Prishtina ka nevojë për menaxher dhe vizion. Selimi mund ta ofroj këtë për ta sjellë Prishtinën në një nivel të lartë, më një model të ri, për të zgjidhur sfidat e përditshme dhe për të sjellë më shumë investime dhe më shumë zhvillim në qytet dhe një jetë më të mirë për qytetarët e qytetit. Unë do të jem mbështetës i fuqishëm i Selimit në garë dhe Së bashku do t’i kthejmë krenarinë në qytet. Selim Pacolli është kandidati i tretë që është zyrtarizuar në garën për kryetar të Prishtinës, pasi ditë më parë, LDK-ja ka zyrtarizuar Perparim Ramën dhe AAK-ja Daut Haradinajn
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …