Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli thotë se Hajvalia nuk është më fshat por është paralagje e kryeqytetit

Selim Pacolli: Është e pamundur që të arrihet 20% – shi i nevojshëm për rrëzimin e Shpend Ahmetit

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda udhëheqjes së kësaj komune, pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai komentoi kërkesën e disa anëtarëve të Vetëvendosjes, dhe partive opozitare në Prishtinë, që Shpend Ahmeti duhet të largohet nga drejtimi i Prishtinës, duke sqaruar se  një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, për shkak se në këtë situatë është e pamundur që të arrihet 20% – shi i nevojshëm për rrëzimin e Ahmetit, si e parasheh neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Por nëse një e tillë do të ndodhë, atëherë duhet të pranohet nga të gjithë. Ne nuk e kemi një komiditet për zgjedhje qoftë lokale qoftë qendrore, për shkak se ka shpenzime të madhe buxhetore. Por edhe ndryshimet në politikë, janë minimale, se veç po ndryshohen partitë, por nuk po ndryshon kualiteti”, ka thënë Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …