Selim Pacolli: Parku Inovativ në Prizren (ish kampi ushtarak Gjerman) për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri

Selim Pacolli: Parku Inovativ në Prizren (ish kampi ushtarak Gjerman) për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka bërë publik vendimin se autoritetët vendore në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane për hapjen e Parkut Inovativ në Prizren për të ofruar strehë për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri. “Institucionet e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe GIZ në Kosovë, kanë vendosur të hapin Parkun Inovativ në Prizren (ish kampi ushtarak Gjerman) për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri. Ky park ofron të gjitha kushtet dhe ka mbi 800 shtretër, menzë, spital, fusha sportive dhe çdo gjë për t’ju bërë të ndiheni komod gjatë kësaj kohe krize”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …