Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social ka deklaruar se pjestaret e shoqatave dala nga lufta do të kenë linjën e tyre të rregullt buxhetore.“Tani e tutje shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, në Komunën e Prishtinës, do te jene me linjë të rregullt buxhetore.Nuk do të kenë nevojë të qëndrojnë para dyerve të burokratëve komunal, për një buqetë lule për shokët e vet dëshmor! Faleminderit Leutrim Retkocerit dhe të gjithë asamblistëve të Komunës për mbështetjen e tyre”, ka shkruar, Selim Pacolli.
