Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli i cili nuk arriti të hyjë në garën për balotazh, ka thënë se është bashkuar me Shpend Ahmetin për t’i dhënë krahë Prishtinës. “Shpend, sot e tutje do ta kesh edhe një krahë shtesë. Na quajtën koalicion i biznesit, por ne nuk bëmë biznes. Me Shpendin e LVV u bëmë bashkë për ti dhënë krahë e shpresë Prishtinës”, ka thënë Pacolli. Ai shtoi se vota për Shpend Ahmetin është edhe votë për të, dhe se do t’i qëndrojë besnik Ahmetit deri në fund.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryetar të Kaçanikut, Besim Ilazi, beson se fitorja e tij në balotazh do të jetë bindëse
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, beson …