Selim Pacolli

Selim Pacolli: Të korrigjohet gabimi institucional që i është radios Kosova e Lirë, që të mos shuhet ky zë i shpresës

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli përmes një shkrimi e ka kujtuar 22 vjetorin e themelimit të radios Kosova e Lirë. Ai thënë së kjo radio gjatë luftë jepte  kurajo, vullnet dhe motiv për jetë e luftë. Por Pacolli ka theksuar se ndaj këtij mediumi është bërë padrejtësi institucionale ngase kjo radio e meriton të jetë medium kombëtar. “JU FLET KOSOVA E LIRË.. Ishte zëri i ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nusret PLLANA, përmes valëve të cilave transmetoheshin ngjarjet, betejat dhe sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër hordhive serbe të cilët me të gjitha asetet njerëzore dhe arsenalin luftarak bënin kërdinë në popullatën civile dhe të pambrojtur në Kosovë! Sot, 4 Janar, mbushën plot 22 vite nga themelimi i zërit të vetëm të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Radios Kosova e Lirë, zëri i cili na jepte kurajo, vullnet dhe motiv për jetë e luftë. Në vend se ky medium sot dëgjohet në përmasa kombëtare, institucionet tona përgjegjëse e kanë reduktuar në mbulueshmëri lokale. Besoj të korrigjohet ky (gabim) mos të them ndëshkim. Uroj z. Ahmet Çeriqi dhe stafin e tij redaktues për punën dhe angazhimin që bëjnë çdo ditë për mos tu shua ky zë i shpresës”, ka shkruar Selim Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …