Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, ka thënë se të rinjtë e Prishtinës duhet të kenë mundësi që të ndjekin edhe shkolla profesionale, pasi tregu i punës ende përballet me mungesë të stafit të trajnuar dhe profesioneve të caktuara. Ai gjatë një debati me të rinjtë e Prishtinës, organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, foli për nevojën e domosdoshme të shkollave profesionale në Kosovë. Për shkollat profesionale Pacolli tha se në programin e tij parashihen alternativa të shumta që të rinjve të Prishtinës t’iu rriten njëkohësisht edhe mundësitë e punës. Gjithashtu Pacolli theksoi edhe për mundësinë e bashkëpunimit me kompani të mëdha botërore, ku si qëllim ai përmendi kthimin e fokusit të këtyre kompanive tek të rinjtë e Prishtinës. Në këtë mënyrë, sipas tij, të rinjve të Prishtinës do t’u hapen mundësi më të mëdha të realizimit të projekteve të tyre.
