“Kjo është hera e parë që aplikacioni i famshëm i mesazheve që përdoret gjerësisht në Kosovë, është bllokuar nga numri jashtëzakonisht i madh i mesazheve direkte të cilat qytetarët e Prishtinës i kanë dërguar Selim Pacollit”, thuhet në një njoftim nga Shtabi Zgjedhor i kandidatit të AKR-së. Dhjetëra mijëra mesazhe të dërguara brenda tri ditëve ka bërë që llogaria e Selim Pacollit të bllokohet përkohësisht. Pacolli thuhet t’u është përgjigjur pyetjeve që pranoi nga qytetarët, derisa VIBER-i mbylli numrin e tij.“Fushata jonë ka hasur në interes të jashtëzakonshëm nga qytetarët e Prishtinës, të cilët më kanë shkruar me mijëra mesazhe për çdo ditë. Iniciativa jonë me VIBER është aq e suksesshme, saqë edhe një kompani e madhe si VIBER nuk mundi ta përballojë gjithë fluksin e mesazheve të cilat po dërgohen edhe në këtë moment në numrin tim. Me këtë unë e kam kuptuar se Prishtina ka aq shumë probleme, të cilat nëse raportohen sikurse tani, ato mund ta bllokojnë edhe një platformë të madhe siç është VIBER”, ka thënë Selim Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …