Selim Sabedin Rekaliu (10.1.1976 – 15.9.1998)

Selim Sabedin Rekaliu (10.1.1976 – 15.9.1998)

Në familjen Rekaliu të fshatit Gegaj (ish-Dobratin) të Besianës më 10 janar 1976 u lind dëshmori i kombit Selim Rekaliu . Shkollën fillore e kreu në vendlindje, në shkollën e fshatit që tash mban emrin “Esad Mekuli”, shkollën e mesme “Fan. S. Noli” në Podujevë. Ishte fëmija i dytë i Sabedinit dhe Hafizës. Ishte nxënës i dalluar si në mësime ashtu edhe në sjellje, ishte shembull për të gjithë. Qysh në fëmijëri e brengoseshin padrejtësitë, sidomos okupimi i Serbisë në Kosovë.
Familja Rekaliu ishte e njohur për përcaktimin e saj atdhetar që në kohët e hershme dhe gjithherë ishte halë në syrin e okupatorit për qëndrimin e saj atdhetarë. Nga kjo familje duhet veçuar edhe atdhetarin e njohur Xheladin Rekaliu i cili ishte njëri ndër organizatorët e demonstrative të vitit 1968 jo vetëm në Llap por edhe më gjerë.
Në verën e vitit 1998 ju bashkëngjit radhëve të UÇK – së në fshatin Bajgorë bashkë me shokun dhe kushëririn e tij Islam Rekaliu. Veprimtarinë e tij nuk e ndali deri sa ra heroikisht (duke luftuar ballë për ballë, dhëmb për dhëmb kundër çetnikëve, ushtarëve, paralimitarëve serb e rus) më 15 shtator ranë heroikisht me Islam Rekaliun.
Më 15 shtator të vitit 1998 kur filloi beteja e njohur si “Beteja e Kaqanollit”, Islami ndodhej në shtëpi dhe me të dëgjuar krismat e para ai bashkë me kushëririn e tij që edhe bashkë kishin kryer ushtrimet ushtarake Islam Rekaliun rrokun armët dhe nisen rrugës për tek shokët e tyre në Qafën e Kaqanollit. Ata në rrugë e sipër zhvillojnë luftë të rreptë kundër pjesëtarëve të okupatorit dhe në dyluftim e sipër bien heroikisht në vendin e quajtur “Prapshtia e zabelit” në fshatin Gegaj. Selimi bashkë me Isalmin më 25 shtator 1998 me nderime të larta ushtarake u varrosën në fshatin Gegaj në varrezat e lagjes Rekaliu ku morën pjesë edhe shumë qytetarë të Llapit e më gjerë.
Hordhitë serbe më 15 shtator 1998 ia mësyn që të depërtojnë në Shalë të Bajgores nëpërmes të fshatit Gegaj (ish Dobratin) mirëpo në Rrafshnaltën mbi Gegaj apo siç e quajnë shumë në Qafën e Kaçanollit ishin të pozicionuar luftëtarët e lirisë dhe aty i priste forcat e okupatorit për ti zmbrapsur për tri ditë me radhë, që të mos depërtojnë në ato male. Forca të mëdha serbe për tri ditë me radhë me 15,16 dhe 17 shtator 1998, me një arsenal të madh të armatimit patën sulmuar pozicionet e UÇK-së në Qafën e Kaçanollit, aty ku bashkohet Llapi me Shalë. Beteja e Kaçanollit,ishte një nga fitoret më të mëdha të UÇK-së jo vetëm në planin ushtarak, por edhe atë moral. Kjo fitore e UÇK-së erdhi në një moment shumë të rëndësishëm dhe nga fitorja apo humbja e kësaj beteje varej shumë.
Duke qenë të bindur për këtë edhe forcat serbe kishin nisur forca të shumta për të zhdukur UÇK-së në këtë pjesë . Ata e dinin se Plani i tyre “Patkoi” mund të realizohej shumë më lehtë nëse nuk do të kishte rezistencë në Zonën e Llapit. Por llogarit u dolën gabim . Këtë ua prishën luftëtarët trima të Llapit, të cilët bënë një rezistencë të shkëlqyer duke i shkaktuar forcave dhe makinerisë serbe një humbje shumë të madhe.
Edhe kjo betejë, si shumë beteja tjera gjatë historisë, dëshmoi se morali i lartë i luftëtarëve dhe dëshira e madhe e popullit për liri, është më e fortë se tanket e armikut. Në këtë betejë u bënë bashkë dija ushtarake, sakrifica dhe heroizmi i luftëtarëve trima të Llapit, të cilët i dhanë UÇK-së një fitore të rëndësishme. RKL. Në këtë betejë, si edhe në shumë beteja tjera, komandantët e UÇK-së luftuan në vijën e parë duke u dhënë moral luftëtarëve.
Armiku këtë ditë kishte nisur një ofensivë të gjerë në veriperëndim të rajonit të Llapit dhe disa fshatra të Shalës me qëllim të shkatërrimit të strukturës ushtarake të UÇK-së si dhe shkëputjes së lidhjeve mes dy zonave operative, Llapit dhe Shalës, që funksiononin në mënyrë më të mirë , por luftëtarët e UÇK-së nuk i frikësonte një gjë e tillë, sepse ishin të vendosur të qëndronin deri në ushtarin e fundit, e të vdesin për liri. Këtë Serbia e dinte shumë mirë dhe me çdo kusht përpiqej ta parandalonte, por nuk arriti dot ta bënte asnjëherë edhe pse forcat në armatim nuk ishin të barabarta, ishte vullneti dhe morali i lartë i luftëtarëve të UÇK-së, ai i cili nuk lëvizte dot nga pozicionet e tyre, e dinin se kishin arsye për të vdekur, ngase i mbronin tokat e tyre stërgjyshore. Kjo betejë, ku shtatë dëshmor ranë në altarin e lirisë , UÇK-në e bëri edhe më të fortë. Morali i saj po ngrihej edhe më lartë, radhët e vullnetarëve për t’u radhitur në këtë formacion ushtarak u shtuan edhe më shumë,si dhe bindja e krijuar nga populli për UÇK-së ishin fakte që tregonin mjaft mirë për suksesin e Betejës së Kaçanollit.
Gjatë këtyre luftimeve ku forcat e UÇK-së treguan trimëri të rrallë dhe korrën suksese të mëdha në luftë kundër armikut të cilit i shkaktuan humbje të mëdha si në njerëz ashtu edhe në teknikë luftarake. Në këtë betejë bashkë me Habib Zekën, Bekim Lushakun, Fadil Sejdiun, Nazmi Zhegrovën, Bekim Maliqin, Islam Rekaliun, ra edhe Selim Rekaliu . Ishte ndër dëshmorët e parë që ranë në betejën e hapur që u zhvillua mu aty, ku sot qëndron lapidari, që ruan kujtimin për këta dhe dëshmorët tjerë, që ranë në betejat e kësaj ane.
Pos këtyre dëshmorëve në këtë betejë u plagosën edhe tetë luftëtarë të lirisë : Hyzri Talla (dëshmor), Fatmir Jaha, Fatos Sfishta, Esat Selimi, Lulzim Namani, Abdullah Mustafa, Feti Aliu dhe Kujtim Alija.
Në këtë betejë forcave policore, ushtarake e paramilitare gjatë luftimeve u janë shkaktuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu edhe në teknikë luftarake.
Sulmet e armikut kanë zgjatur deri më 18 shtator 1998, ku me humbje të mëdha është tërhequr në orët e mbrëmjes . Gjatë tërheqjes së vetë armiku i zhgënjyer nga humbja që ka pësuar ka kryer masakra të papara në popullatën civile. Në fshatin Kaqanuell janë masakruar shtatë veta, në fshatin Gegaj janë masakruar 11 civil, kurse në fshatin Anallap (ish Bajqinë), forcat serbe në dy shtëpi dogjën gjashtë civil. Po ashtu gjatë kësaj tërheqje armiku ka dëmtuar dhe vjedhur pasurinë e popullatës së kësaj ane. Në mesin e civilëve të masakruar në këtë ofensivë çetnikët serbë kanë vrarë edhe dy anëtar të familjes Rekaliu Islamit, Maksutin.
Pas luftës familja është nderuar me mirënjohje nga Qeveria e Përkohshme dhe nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së. (M . K.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …