Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është institucioni më i besueshëm e pas saj është Shërbimi Korrektues i Kosovës. Në bazë të një ankete të realizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, del se besueshmëria në parandalimin e korrupsionit e qytetarëve në institucionet korrektuese është e lartë dhe renditet e dyta pas Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se ky rezultat është falë angazhimit të Drejtorit të SHKK-së, Nehat Thaçit dhe ekipit të tij. Ndër të tjera ai ka shkruar se shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit mbeten përkushtimi ynë i përhershëm.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …