Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, pas takimit me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një konferencë për medie ka deklaruar se ka ndërmarr iniciativa për çështjet që lidhen me këtë komunë. Aii ka bërë me dije se kjo ministri është në përfundim të Ligjit për Gjykatën Komerciale. “E njoftova Ahmetin për disa iniciativë që kanë të bëjnë me çështjet civile, siç është çështja e pronave. E informova se Ministria e Drejtësisë është në përfundim për Ligjin për Gjykatën Komerciale, e cila do të jetë gati në tetor. Do të ofrojmë gjitha kapacitetet për Ligjin e Prishtinës. Legjislacioni sekondar ka të bëjë me policinë e komunës, mbrojtjen e qytetarëve të komunës dhe pronave”, është shprehur Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …