Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se deputetët të cilët do ta votojnë demarkacionin nuk mund të quhen ndryshe, pos tradhtarë. Kushdo qe me vetëdije fal, shet apo anekson territor te vendit të vet, si mund te quhet ndryshe, përveç se një tradhtar. As votuesit e PDK-së e LDK-së, nuk po pajtohen me demarkacionin dhe Zajednicen, ka thënë Selimi. Ai foli edhe për ushtrinë, duke thënë se rezoluta e nxjerr në Kuvend do të jetë diçka e harruar, deri sa kjo qeveri nuk do ta krijojë ushtrinë. Sipas tij, Gjykata Speciale nuk është shqetësim por shqetësimi ka të bëjë me UÇK-në.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …