Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se është shqetësuese që Serbia vazhdon përdorimin e mekanizmave ndërkombëtar për të mbrojtur kriminelët, duke aluduar kështu për ekstradimin e Ljubisha Manitasheviq nga Hoqa e Madhe e Rahovecit, i akuzuar për vrasje në tentativë. Përmes një postimi Selimi ka treguar se si menjëherë pasi që Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës i kishte paraqitur Ministrisë së Drejtësisë së Hungarisë kërkesën për ekstradim, njëjtë kishte vepruar edhe Ministria e Drejtësisë së Serbisë. Ai ka thënë se do t’iu drejtohen autoriteteve hungareze për këtë çështje, derisa ka shtuar se është e papranueshme që Serbia vazhdon pengesat procedurale ndaj Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …