Rexhep Selimi

Selimi: Gjykata Speciale ka për qëllim për ta dëmtuar Kosovën, luftën e saj dhe UÇK-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se Gjykata Speciale  ka për qëllim për ta dëmtuar luftën çlirimtare të Kosovës. Këtë Gjykatë e ka krijuar vet pushteti i tanishëm dhe mazhoranca e pushtetit në Kuvend. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është cituar të ketë deklaruar më tutje se Gjykata Speciale nuk ishte një aksident, por një plan i holluar për ta dëmtuar Kosovën, luftën e saj dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Secili deputet që e ka votuar atë gjykatë e ka dëmtuar Luftën e drejtë të shqiptarëve për liri dhe secili deputet që i ka thënë “ PO “ me votën e tij kësaj Gjykate e ka marrë përsipër gjenocidin që kurrë se kemi bërë si popull. Të gjithë deputetët që e votuan atë gjykatë, por në veçanti ata deputetë që dikur ishin luftëtarë apo pjesëtarë të UÇK-së, me votën e tyre, e kanë tradhtuar luftën e tyre, shokët e tyre luftëtarë dhe mbi të gjitha e kanë tradhtuar idealin e dëshmorëve të UCK-së, ka theksuar deputeti, Rexhep Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …