Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka bërë të ditur se diplomacia e Kosovës i ka nisur një notë proteste Ministrisë së jashtme të Malit të Zi, pas rastit të djeshëm ku u dogj flamuri kombëtar si dhe flamuri shtetëror i Kosovës. “Ne kemi marrë edhe reagimin zyrtar se kjo vepër vandale do të dënohet rëndë”, ka saktësuar Selimi. Më tutje, ai ka shtuar se akte të tilla nuk do të ndikojnë në prishjen e marrëdhënieve mes dyja vendeve. “Marrëdhëniet me Malin e Zi janë marrëdhënie partnerësh dhe fqinjësore, radikalet ekstremistë në Malin e Zi tash e shumë vite po tentojnë të shkatërrojnë fqinjësinë e mirë duke kërcënuar dhe sulmuar Republikën e Kosovës”, ka thënë zevëndësministri, Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …