Reagimeve të shumta ndaj deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti se në Ballkan gjasat janë më shumë të ketë luftë se sa të mos ketë luftë në 5 vitet e ardhshme, iu është përgjigjur Rexhep Selimi. Selimi i ka dalë në mbrojte Kurtit, duke thënë se kushdo që ka projekte antishqiptare dhe është kundër shtetit të Kosovës, do të ketë problem edhe me Vetëvendosjen. Ai ka pyetur presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, kryeparlamentarin Kadri Veselin, themeluesin e Listës Serbe Aleksandar Jabllanoviq, si dhe shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq, se çfarë problemi kanë me Albin Kurtin. A thua çfarë problemi kanë me Albinin, herë Thaçi e herë Veseli, herë Jabllanoviqi e herë Gjuriqi?!!! I pari i thotë Albinit “shko në Vlladimir ngrite flamurin”as shqip nuk i thotë Katërkollit. Thua se flamuri shqiptar nuk e ka vendin këtu. Madje në ambiente të veqanta quan edhe “cërnogorc” sepse i ati i tij ka lindur në Sukobin, komuna e Uqinit, afër Katërkollit. A thua gjithë shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Tuzit e Ulqinit ju thotë se janë “cërnogorca”??? Pastaj I dyti e merr stafetën dhe i thotë Albinit se “…t’ka mbetë marak me luftu”. Thua se vetë e paska pas hequr merakun e betejave… të gjithë e duan duan Albinin në burg, ka shkruar ndër të tjera Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …