Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se ligji për veteranët që është ofruar në Kuvend nuk bënë të miratohet. Ai ka theksuar se ndarja që i është me këtë ligj veteranëve të luftës është e padrejt. Nëse duhet të bëhet një ndarje atëherë të bëhet një ndarje që veteranët i ndanë në veteranë që kanë marrë pjesë pa ndërpre në luftën çlirimtare dhe veteranë që herë kanë marr pjesë e herë nuk kanë marr pjesë. Është i pa drejtë kategorizimi i veteranëve në paga ose pensione në këtë rast. Sepse cili prej veteranëve ka pas 2 shpirte, ose tre, që të kategorizohen sot në tre kategori, kushdo që ka ardhur në luftë ka pasur një shpirë, ndani ata që kanë ardhur me vdekë në luftë edhe ata që pjesëmarrjen në luftë e kanë pasur part time. Herë kanë ardhur në luftë e here kanë ikur e përfundimi i luftës nuk i ka zënë në Kosovës, ka theksuar deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …