leoni

Selimi: Ne nuk do t’ia bëjmë numrat PAN-it

Selimi: Vetëvendosja dhe LDK-ja duhet ta dërgojnë PDK-ë në opozitë

Anëtari i kryesisë së Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se subjektit të tij i duhen partnerë, ndër ta edhe LDK-ja për ta dërguar PDK-në në opozitë. Selimi tha se PDK mban përgjegjësinë kryesore për keqqeverisje. Nuk duhet të këtë krah të luftës dhe jo të luftës, pasi sipas tij, në listën e Vetëvendosjes janë 20 veteranë të luftës. PAN nuk i ka numrat dhe ne nuk do t’ia bëjmë numrat dhe nuk duhet të llogarit në asnjë kandidat të Vetëvendosjes. Me sa kam dëgjuar edhe LDK-ja  nuk do ta bëjë një gjë të tillë dhe shpresoj që ajo nuk do ta bëjë një gabim të njëjtë për t’i ndihmuar PAN-it, i cili brenda 30 dite po nuk e zgjedhi Qeverinë, atëherë  duhet ta dijë që duhet të lëshojë radhë”, tha ai. Selimi tha në Tv Dukagjini, se në momentin që PAN nuk mund ta bëjë Qeverinë, kryetari Thaçi duhet ta zbatojë Kushtetutën duke thirr dikë tjetër. “Nëse Thaçi është i gatshëm të përballet me sheshet, le t’i mat punët e veta”, theksoi Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …