Duke përkujtuar rënien heroike të komandantit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jasharin – Komandant Kumanova, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka shkruar se nuk mund të ketë nderim më të madh për heroin se sa t’ia nderojmë dhe t’ia qojmë përpara idealin e tij. Ai sot ka përvjetorin e rënies. Kush do që ta nderojë sot Ismet Jasharin, kushdo që sot hedh lule mbi varrin e tij, kushdo që sot i kushton vargje e këngë… nuk duhet as ta fsheh e as ta harrojë idealin e tij. Ai është heroi i idealit të bashkimit të shqiptarëve që luftuan bashkë për të qenë të lirë e të bashkuar si komb. Nuk mund të ketë nderim më të madh për heroin se sa t’ia nderojmë dhe t’ia qojmë përpara idealin e tij. Rroftë ideali i Ismet Jasharit për çlirim e Bashkim Kombëtar. Rroftë ideali i dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar deputeti, Rexhep Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …