leoni

Selimi: Serbia i ka përgjuar edhe ndërkombëtarët në Kosovë

Deputeti
nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se agjentët serbë përpos qytetarëve
të Kosovës, kanë përgjuar edhe
personalitetet e
rëndësishme ndërkombëtare në Kosovë, të cilat i kanë kryer në llogari të shërbimit
të fshehtë rus. Pas publikimit të skandalit se BIA serbe ka kryer përgjime
telefonike në Vala dhe Z Mobile, Rexhep Selimi, anëtar i Komisionit për Punë të
Brendshme në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se kjo temë brenda Komisionit është
trajtuar edhe më herët qysh prej kohës sa është proceduar Ligji për Përgjime
Elektronike. Kosova, sipas tij, do të do të duhej të ishte më e mbrojtur prej
përgjimeve ilegale. Ai ka vlerësuar se Serbia tashmë do ta ketë më të lehtë përgjimin
e qytetarëve të Kosovës, pasi që asaj i është lejuar operatori i telefonisë
mobile.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …