Selimi: SHBA si fuqi udhëheqëse botërore nuk i konteston veprimet e veta e as të aleates së saj-UÇK-së

Kundër fushtatës së Gjykatës Speciale dhe EULEX-it ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesve të saj ka reaguar edhe mjeku, Fitim Selimi i cili gjatë kohës së luftës ka shërbyer në zonën e Drenicës. Ai ka shkruar se nuk ka asnjë dilemë që epilogu i këtij procesi gjyqësor do të jetë verifikimi i pastërtisë së prijësve, strukturave dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës si fuqi udhëheqëse botërore nuk i konteston veprimet e veta e as të aleates së saj- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Andaj UÇK- ja domosdoshmërisht në një proces të logjikshëm do të ruaj statusin e aleatit tokësor në luftën kundër gjenocidit serb në Kosovë! Veç do të turpërohen sehirgjinjt e proceseve të zorshme kombëtare dhe ashtu si kanë mbetur në margjina dhe pa vend ne histori, në momentet më supreme, ashtu do të mbeten edhe tani brenda cilësisë së tyre edhe pas këtij procesi! Sot kur kulmi i reagimit të dinjitetshëm kundër robërisë shekullore hidhet prapa grilave, prijës të LDK- së duartrokasin për triumfin e tyre karshi kësaj vlere më të lartë të kombit tonë, në përpjekje që në vazhdimësi, qyqarinë, paburrërinë dhe mos guximin për tu ballafaquar me projekte serioze për çlirimin e vendit, ta mbulojnë nëpërmjet relativizimit të asaj lavdie që përfaqëson vulën e dinjitetit kombëtar shqiptar!, ka shkruar mes tjerash në reagimin e tij, mjeku i luftës, dr. Fitim Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …