leoni

Rexhep Selimi: Kosova është në gjende të rëndë në arenën ndërkombëtare, ministri Pacolli duhet të shkarkohet

Selimi: Thaçi nuk është themelues i UÇK-së, as udhëheqës i krahut politik të saj

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi gjatë fjalës së tij në Kuvend, fillimisht   foli për qytetarët, që ende po protestojnë para Kuvendit dhe në sheshet e Prishtinës. Ai polemizoi me deputeten e LDK-së, Melihate Tërmkollin duke thënë se Rusinë e duan në Kosovë partnerët e koalicionit qeveritar, të Listës Serbe, të cilët e përkrahin Thaçin.  Pastaj foli për shkeljen e Kushtetutës që është bërë nga qeveritarët. Deputeti Selimi e quajti të rreme biografinë e Hashim Thaçit. Ai nuk është themelues i UÇK-së, as udhëheqës i krahut politik, sikur po pretendon. Nuk mund të jetë kryetar pasi ai kërcënoi popullin e Kosovës duke i quajtur qyqarë, opozitarët. Ai ka kërcënuar edhe sot duke thirrur në Prishtinë simpatizantë të tij. Në përfundim të fjalës duke iu drejtuar Thaçit, ai tha:  “Unë dua të bëhesh kryetar  ashtu si të do familja Jashari, nuk po të them si Adem Jashari, sepse ky mund të jetë një kërcënim, ka saktësuar deputeti Selimi në fjalën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …