Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi po cilëson se themelimi i Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës ishte gabim shumë i madh. Sipas tij, nga ky vendim do të pësojnë më së shumti luftëtaret e lirisë, dhe imazhi i Kosovës në botë
“Themelimi i Gjykatës Speciale kundër UÇK-së ishte një gabim i madh i Qeverisë dhe i Kuvendit të Kosovës në Gusht të vitit 2015. Nga ky vendim i padrejtë do të pesojnë luftëtarët e Lirisë së Kosovës por mbi të gjitha do të pesojë Kosova dhe imazhi i shqiptarëve në botë. Në këtë gjykatë, për të deshmuar si të dyshuar u ftuan shume luftëtarë, ushtarë e komandantë të nivelit të lartë në hierarkinë e UÇK-së. Së fundmi, rreshtit të shumë të ftuarve për t’u intervistuar iu shtuan edhe tre udheheqës të UÇK-se si: Komandanti i Zonës Opeative të Dukagjinit – Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bislim Zyrapi si dhe Zëdhënësi dhe ZV/Komandanti i SHP te UÇK-së Jakup Krasniqi. Ashtu sikur për secilin luftëtar të UÇK-së, pavarësisht nivelit dhe detyrave në luftë, thirrja si i dyshuar për krime lufte është padrejtësi paraprakisht. Ne, që e kundershtuam me argumente të pamohueshme themelimin e kësaj gjykate atëherë, patem paralajmëruar për efektet e saj dhe për këtë na vjen keq edhe tash që nuk na demantoi koha. Por nuk mund të mos i bejmë përgjegjës edhe njëherë ata që e sollen në Kuvend dhe sidomos ata deputetë ish luftetarë të UÇK-së që e votuan këtë Gkykatë, aq më tepër, kur tash disa nga ata i shohim t’ju “vije keq” për të ftuarit e kësaj gjykate si te dyshuar. Ne, që ishim kundër kësaj gjykate me 2015-ten e kemi të njëjtin qëndrim edhe tani. Prandaj, në atë gjykatë nuk duam ta shohim asnjë luftetar të Lirisë. Ky nuk është qëndrim i yni kundër drejtësisë, por pikërisht kundër padrejtësisë. Drejtësia ka mjaftë punë të tjera për të zgjidhur në Kosovë!”, ka shkruar ai.