Selimi: Për kryeparlamentarin do ta respektojmë Kushtetutën

Selimi: VV nuk do të tolerojë asnjë kompromis për Demarkacionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka paralajmëruar se partia politike së cilës i takon, nuk do të tolerojë asnjë kompromis për Demarkacionin. Ne si ‘Vetëvendosje’ mendimin e kemi të qartë dhe të pandryshueshëm në vazhdimësi sa i përket rrezikimit të territorit nga Marrëveshja me Malin e Zi. Thaçi, kryeministër i djeshëm dhe president i sotëm, ka bërë shkelje të Kushtetutës në dëm të shtetit dhe të integritetit territorial të Republikës së Kosovës në momentin kur e ka nënshkruar këtë marrëveshje, këtë e thotë edhe vetë Kushtetuta, që Thaçi është dashur të ishte në mbrojtje të integritetit dhe të sovranitetit. Nuk ka justifikim i cili e mbulon shkeljen e Kushtetutës së Kosovës, ka theksuar në mes tjerash Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …