Selmanaj: Protestat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen kundër vendimit të padrejtë të Gjykatës Kushtetuese

Selmanaj: Protestat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen kundër vendimit të padrejtë të Gjykatës Kushtetuese

Ka përfunduar në qetësi protesta e qytetarëve të Deçanit, e mbajtur  kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë, përveç qindra hektarëve tokë të shqiptarëve që i ka ky manastir, në një vend ku nuk ka as ka pasur ndonjëherë popullatë serbe. Nën organizimin e kryetarit të Deçanit, Rasim Selmanaj, e në mbështetje të të gjitha forcave politike në komunë, protestës iu bashkuan  mijëra qytetarë, të cilët u shpërndanë të qetë pas përfundimit të saj.  Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, ka thënë me këtë raste  se protestat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen kundër këtij vendimi, të padrejtë të Gjykatës Kushtetuese. Selmanaj tha se vendimi i Gjykatës është politik se nuk është “zgjidhje falja e pronës Manastirit”. Ai tha se as komuna dhe as ai nuk do ta pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Ne jemi për drejtësi dhe kundër saj. Por, nëse ka drejtësi në këtë vend dhe nëse duam të respektojmë ligjet, atëherë ekzistojnë dy zgjidhje – privatizimi i kësaj prone. Nëse duhet dikujt t’i falet kjo pronë, atëherë kjo duhet t’i bëhet qytetarëve të Deçanit”, tha Selmanaj përpara qytetarëve të mbledhur në Deçan. Gjykata Kushtetuese e konsideron vendimin e Gjykatës Supreme të vitit 2012, me të cilën i njihet e drejta në pronësi Manastirit të Deçanit, si çështje të mbyllur. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përkrahur nga Dioçeza e Kishës Ortodokse Serbe për Rashkën dhe Prizrenin, e cila ka vlerësuar se Gjykata ka treguar gatishmërinë dhe kompetencë për të marrë një “vendim të paanshëm me të cilin mbrohet e drejta në pronë e Manastirit”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …