Selver Lenjani: Është e dhimbshme dhe e pafalshme që t'i falet Serbisë, toka kurdoherë shqiptare e Karaçevës...

Selver Lenjani: Është e dhimbshme dhe e pafalshme që t’i falet Serbisë, toka kurdoherë shqiptare e Karaçevës…

Në  intervistën për Televizionin Dielli dhe Radion Kosova e Lirë,  kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Karaçevë të komunës së Dardanës, Selver Lenjani  ka shpalosur shumë të dhëna për këtë rajon të Kosovës. Sipas tij pretendimet serbe në radhë të parë kanë të bëjnë  me dy minierat,   ato të Kaolinës dhe Humës. Kjo është shkak  që serbet synojnë ta marrin këtë pjesë të Kosovës.

Ne ballafaqohemi me një problem akut që nga viti 2001, kur Serbia vazhdimisht shkel territorin tonë. Ne nuk jemi të lirë, sepse prezenca e xhandarmerisë serbe, banoreve ju sjell frikë. Ato vijnë të armatosura me të gjitha pajisjet luftarake.

Ne protestojmë vazhdimisht dhe kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të merren me këtë problem, mqë banorët e kësaj treve ndër shekuj i kanë mbrojtur tokat  e veta.

Dokumentacionet kadastrale dëshmojnë dhe argumentojnë se Karaçeva i përket në territorit të  Kosovës. Serbet kanë pretendime për gllabërimin e tokave tona, edhe pse  u derdh tërë  ky gjak. Me lloj-lloj mjete motorike hyjnë papritmas në shat dhe na shqetësojnë. Ata e përfillin marrëveshjen tekniko ushtarake të Kumanovës, e cila dihet se  nuk kishte  përfaqësues shqiptar e serbet kishin,  Svetozar Marianoviqin i cili ia paraqiti NATO-s atë hartë që e kanë tash. Ata duan ta shkëputin minierën  që ka rezerva shumë të mëdha të humusit  dhe hekurit. Serbia kërkon  t’i shkëpus pasuritë natyrore të Dardanës. KFOR-i, thotë se ne jemi përgjegjës për sigurinë e Kosovës, por  unë i bëj përgjegjëse të gjitha qeveritë e pas luftës sepse askush nuk është marrë kurrë me çështjen e kufirit tonë. Institucionet tona nuk e ruajnë kufirin, përjashtoj këtu Policinë e Kosovës.

Ne, banorët e Karaçevës dhe të kësaj ane kemi kërkuar me të gjitha mënyrat që të na behet një zgjidhje njëherë e përgjithmonë.

Kemi bërë kërkesa me shkrim, por asnjëherë nuk na janë përgjigjur. Karaçevasit e mbrojnë me çdo çmim tokën e tyre. E fituam luftën me gjak. Forcat të shtetit serb vazhdimisht hyn në territorin Kosovës. Beogradi zyrtar ka vendosur kamera në brezin kufitar, bënë incizime dhe i dërgon në Bruksel. Ne i bëjmë apel edhe Brukselit zyrtar, që të jetë i drejtë në këtë aspekt.

Selver Lenjani gjatë bisedën në TV-Dielli ka kërkuar nga Shteti dhe populli ta ruajmë lirinë dhe ta bindim faktorin ndërkombëtar se kjo është tokë e jona. Me këtë vijën e tashme kufitare 170 familje rrezikojnë t’ i humbin tokat e tyre. Me 9 qershor të vitit 1999 ata nënshkruan për këtë pjesë të territorit të Kosovës dhe kjo doemos duhet të korrigjohet. Pra me marrëveshjen teknike ushtarake të Kumanovës kjo pjesë ishte ndarë nga territori i Kosovës. Në asnjë dokument në hartën topografike kjo pjesë e territorit të Karaçevës nuk i përket Serbisë.

Është e dhimbshme pse institucionet nuk na përkrahin në mënyrë institucionale. Policia e Serbisë hyn kur të dojë hyn dhe del në këtë fshat. Lenjani i faktoi me foto të gjithë prezencën e forcave serbe. Ne protestat nuk i kemi ndalë asnjëherë edhe pse gjithmonë jemi në vëzhgim të policisë e xhandarmërisë serbe. Ne me dokumentacion e shpalosim  mjaft mirë të vërtetën  por s po mundemi ta mbulojmë me praninë e institucioneve. Me 4 nëntor 2004 policia e Serbisë ka vendosur shenjat që e ka llogaritur pjesë të saj. Ne atë kohë i patëm shkruar administratorit Petersen, për këtë shënjim që ndodhi. Ai na tha se ne kemi zbatuar Marrëveshjen tekniko- ushtarake të Kumanovës.

Kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Karaçevë të komunës së Dardanës, Selver Lenjani kërkon  nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të nxjerrin një rezolutë për këto kërkesa të drejta.  Këto dokumente i kemi dërguar të gjithë krerëve të shtetit. Ne nuk kemi pasur njeri të duhur që të na përfaqësojë. Është e dhimbshme dhe e pafalshme që të falet toka e Karaçevës. Në brezin kufitar kemi një varfëri të skajshme, dhe asnjë qeveri nuk ka ndarë ndonjë fond për përkrahje.

Në Dardanë,  kur vjen koha e zgjedhjeve ka premtime pa fund por ato mbarojnë me zgjedhje.

Po të mos ishte prania e KFOR-it dhe e Policisë së Kosovës, serbët me krejt forcat që kanë do të përpiqeshin të na dëbonin nga trojet tona, ka nënvizuar në fund të bisedës në TV-Dielli, Kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Karaçevë të komunës së Dardanës, Selver Lenjani, i cili asnjëherë nuk e ka ndërprerë aktivitetin dhe angazhimin e tij, që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë institucionale.

Puna e tij e palodhshme dhe përkrahja që i kanë dhënë dhe po i japin banorët e Karaçevës, ka bërë që kjo çështje, e cila i përket tërësisë së territorit të Kosovës dhe duhet të mbrohet duke u mbështetur në Kushtetutën e vendit, të mbetet vazhdimisht aktuale, edhe pse deri tani nuk duket se ka pasur përkrahje të nevojshme nga asnjë prej qeverive të pas luftës, por as të autoriteteve vendore komunale.

Selver Lenjani nuk e pushon dot aktivitetin e tij, i bindur në të drejtën, duke u mbështetur në harta e dokumente kadastrale, në fakte e dëshmi, të cilat faktojnë gjendjen reale të banorëve të kësaj ane, të cilët me rastin e çlirimit të Kosovës, nuk e përjetuan dot gëzimin e çlirimit dhe të fitores,  sepse fshati i tyre, nga pakujdesia dhe mos njohja e vijës kufitare nga autoritetet e  KFOR-it mbeti si territor i kontestuar, deri në një zgjidhje përfundimtare, atëherë kur do të fillojë edhe demarkacioni i kufirit të Kosovës me Serbisë. Çështja e Karaçevës duhet doemos  të jetë temë e bisedimeve në dialogun Kosovë-Serbi.

( Bisedën në studion e TV-Diellit, me z. Selver Lenjani e zhvilloi kryeredaktorja e Radios-Kosova e Lirë dhe gazetarja e TV-Diellit, Arbanë Qeriqi-Gashi)

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …