KPMM sot ka filluar punëtorinë dy ditore" Bashkëpunimi institucional për parandalimin e aktiviteteve të jashtëligjshme degraduese- mjedisore”

Selvete Grajçevci-Pllana: Sfidë kryesore e KPMM është aktiviteti i jashtëligjshëm që kryhet në territorin e Republikës se Kosovës nga operues te pa licencuar

Të nderuarë Prokurorë , përfaqësues nga Policia e Kosovës-Departamenti për hetimin e krimeve të rënda -Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore, përfaqësues nga MMPHI, APK, ATK-ja nga komunat, të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinj.

Ju falënderoj te gjithë juve që keni shpreh interesim dhe na jeni bashkangjitur ne punëtorinë me titull: BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONAL PËR PARANDALIMIN E AKTIVITETEVE TË JASHTLIGJSHME DEGRADUESE- MJEDISORE NE REPUBLIKEN E KOSOVES.

KPMM përcaktohet si Agjenci e Pavarur në përputhje me nenin 119 paragrafi 5 dhe 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Aktualisht, KPMM-ja Veprimtarinë e vet e zhvillon në bazë të kompetencave qe i janë dhënë nga :

– Ligji Nr. 03/L-163 LMM_2010;

– Ligji Nr. 04/L-158 Ligji për ndryshimin LMM -2013;

– Ligji Nr. 05/L-062_2016 për Siguri ne Pune;

– Strategjia Minerare, 2012-2025;

– Aktet nënligjore dhe

– PMRM_2020.

KPMM-ja është kompetente për lëshimin e Licencave dhe Lejeve minerare si qe janë:

Licenca Hulumtimi, Shfrytëzimi, Zejtare, në interes të Publikut dhe Lejet për aktivitete të veçanta (leje për minim, leje përpunimi të mineraleve etj.).

Është e përcaktuar shkurt dhe qarte edhe ne LMM se :Resurset minerale pavarësisht nga prejardhja e tyre forma ose gjendja fizike qe gjenden ne brendësi te tokës ose ne sipërfaqe te saj dhe brenda territorit te Republikës se Kosovës janë prone e Republikës se Kosovës.

Një nder sfidat kryesore qe KPMM has gjatë punës se përditshme është aktiviteti i jashtëligjshëm qe kryhet ne territorin e Republikës se Kosovës nga operues te pa licencuar.

Po e paraqes para jush një pasqyrë të shkurtër te kallëzimeve penale ne tri vitet e fundit qe KPMM-ja i ka te evidentuara:

Gjatë vitit 2019 KPMM-ja ka dërguar ne prokuroritë kompetente 47 kallëzime penale ,

ne vitin 2020 kemi dërguar ne prokuroritë kompetente 50 kallëzime penale , kurse

ne vitin 2021, kemi dërguar 59 kallëzime penale në Prokuroritë përkatëse për ndërmarrjet apo personat fizik që aktivitetin e vet minerar e kanë zhvilluar pa licenca apo leje nga KPMM. Perveq tjerash kemi dërguar edhe një numër te madh te vendimeve për gjoba administrative ashtu si parashihet me nenin 79 te LMM lidhur me operimet e kundërligjshme në bazë të raporteve nga tereni .

Vetëm ne vitin 2021 kemi dërguar ne përmbarim 119 Propozime për Përmbarim, që në vete përmbajnë shumë aktvendime për Gjoba administrative.

Përveç gjobave administrative LMM gjegjësisht neni 70 ka paraparë edhe masa tjera ndëshkuesi si qe janë sekuestrimi i mjeteve te punës-makinerisë dhe mineraleve qe gjenden ne vendin e rastit, kurse neni 80 ka parapare dënimi me burg deri ne 6 muaj ,masë qe asnjëherë deri sot nuk është shqiptuar nga institucionet përkatëse-gjykatat.

Mos zbatimi i dispozitave ligjore ne përputhje me këto nene është një pasqyre qe ne në teren kemi një numër te madh te operuesve ilegal.

KPMM-ja, parasheh që të rris efikasitetin dhe efektivitetin e detyrave dhe përgjegjësive të veta përkatësisht, llogaridhënien duke ngritur dhe avancuar në vazhdimësi sistemin e kontrollit të brendshëm dhe të qeverisjes në përgjithësi, dhe duke zbatuar objektivat e caktuara në veçanti:

· Shfrytezimin sa ma racional te resurseve minerale

· Parandalimin e ushtrimit te aktiviteteve te jashtëligjshme minerare,

· Inkasimin e rentës minerare ne përputhje LMM,

· E rëndësisë se veçantë është inspektimi ne fushëveprimtarinë minerare në zvogëlim te aksidenteve ne pune dhe çështje tjera qe nuk dëshiroj te ju marr kohe me sfidat tjera me te cilat ballafaqohet për çdo dite KPMM-ja.

Parandalimi i aktiviteteve te jashtëligjshme është njëra nga sfidat qe po atakon KPMM qe një kohe te gjate dhe mendojmë se tani është koha dhe momenti qe kjo dukuri e keqe te ndalohet . Kjo ndalohet vetëm nëse institucionet e Republikës se Kosovës jemi te vendosur e unik ne qëndrimet tona ne zbatim te ligjeve qe janë ne fuqi duke e kryer secili punën e vet e duke bashkëpunuar ne te mire te vendit dhe brezave qe vijnë.

Operimet e kundërligjshme duhet te ndalen sepse iu krijojnë një konkurrence jo lojale operatoreve tjerë ekonomik te cilët janë licencuar dhe po i krijojnë te hyra Shtetit te Kosovës ,ne

këtë mënyrë po dekurajojnë shumë ndërmarrje te licencuara te cilat paguajnë rente minerare dhe taksë e mbi te gjitha këta operator për përfitime te veta ekonomike nuk zgjedhin metodë apo sistem te shfrytëzimit.

Sistemi dhe metoda e shfrytëzimit te tyre është gërmo dhe fito jo ligjshëm duke mos u brengosur se mbrapa lënë pasoja tepër te madhe ambientale dhe me rrezik për njerëz dhe kafshë.

Nuk thuhet kot më mire një parandalim se një shërim dhe për këtë kërkoj sot nga ju përfaqësues te institucioneve qe bashkërisht ashtu siç jemi mbledhur bashkë te krijojmë një strukture institucionale ashtu siç potencohet edhe ne LMM qe një here dhe përfundimisht ti tregojmë secilit qytetar te Republikës së Kosovës se jemi te vendosur ne parandalimin e operime te jashtëligjshme minerare.

Nëse punohet sipas këtij organizimi efekti parandalues do vërehet brenda gjysmë vjetori te dyte te vitit 2022.

Na mundësoni qe ta parandalojmë këtë dukuri te keqe ne mënyrë qe gjithë energjinë dhe potencialin qe kemi si institucion te punojmë profesionalisht ashtu siç e parashohin programet dhe projektet e shfrytëzimit dhe te krijojmë një imazh i mire për vendin dhe sektorin minerar.

Ju faleminderit !

Selvete Grajqevci – Pllana

______________________________

Kryesuese e Bordit,

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …