Selvije Rexhepi, zëvendëskryetare e komunës së Kllokotit, falënderoj kryetarin Haliti për përkrahjen e vazhdueshme

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorët ka pritur sot në takim zëvendëskryetaren e komunës së Kllokotit, Selvije Rexhepi me bashkëpunëtorin e saj Përparim Rexhepi. Gjatë këtij takimi zv.kryetarja Rexhepi e falënderoj kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë, për ndihmën e vazhdueshme të dhënë kësaj komune. “Sot dua tu falënderoj juve, komunën e Vitisë, QKMF-në dhe të gjitha mekanizmat të tjera nga Komuna juaj të cilët vazhdimisht na kanë përkrahur dhe po na përkrahin. Me të vërtetë ne kemi shumë deficite dhe nuk mund të ja dalim pa ndihmën e Vitisë, prandaj faleminderit shumë!”, u shpreh zëvendëskryetarja Rexhepi. Kurse kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti e falënderoj atë për vlerësim pozitiv duke potencuar se Vitia do të vazhdojë të realizoj projekte të shumta në interes të dyja komunave. “Do vazhdojmë me projekte konkrete për dy komunat qoftë në fushën infrastrukturore, ambientale, bujqësore dhe të tjerë. Projektet do të jenë në interes të përbashkët pa dallime”, tha Kryetari Haliti duke potencuar se kjo komunë do të vazhdojë me asistencë të komunës së Kllokotit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …