Një grup senatorësh amerikanë kanë propozuar një “Akt për Demokracinë dhe Avancimin e Ballkanit Perëndimor”

Senati amerikan ka miratuar Projektligjin e Mbrojtjes për vitin fiskal 2024,me një trajnim që përfshin edhe Kosovën

Senati amerikan ka miratuar Projektligjin e Mbrojtjes për vitin fiskal 2024, pjesë e të cilit është edhe një trajnim që përfshin Kosovën. E për këtë ka kontribuar edhe senatorja amerikane, Xhejn Shahin. Në një komunikatë zyrtare të senatores,  bëhet e ditur se një kontribut i tillë është më se i nevojshëm duke marrë parasysh situatën e sigurisë në veri të vendit. “Senatorja Shaheen ndihmoi në sigurimin e një dispozite që do të zgjeronte një autoritet ekzistues për Departamentin e Mbrojtjes për të trajnuar forcat ushtarake partnere të Evropës Lindore si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe dhe do ta zgjeronte atë autoritet për të lejuar pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Kosovës. Përpjekjet e Shaheen janë veçanërisht të rëndësishme dhe në kohën e duhur mes përkeqësimit të kushteve të sigurisë në veri të Kosovës”, thuhet në komunikatën e senatores.  Pas kalimit në Senat, Ligji do të merret në shqyrtim nga Dhoma e Përfaqësuesve. (RTK)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …