Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konfirmoi zgjedhjen e z. Xhon Ratcliffe drejtor të CIA-s, me 74 vota pro dhe 25 kundër. Ai është një ish-kongresmen nga Teksasi, i cili ka shërbyer si drejtor i Inteligjencës Kombëtare gjatë muajve të fundit të mandatit të parë të presidentit Donald Trump. Ratcliffe ka lidhje të ngushta me komunitetin shqiptarë-amerikan, dhe është i njohur për angazhimin e tij në ngjarje të ndryshme të diasporës shqiptare, si dhe për miqësinë e tij me figura politike shqiptare. Në mandatin e parë të presidentit Trump, Ratcliffe u vlerësua për njohuritë e tij rreth Kosovës dhe zhvillimeve në rajon, duke përfshirë një përshëndetje nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e konsideroi z. Ratcliffe si një figurë të informuar dhe të rëndësishme për sigurinë dhe partneritetin ndërkombëtar të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari amerikan, Donald Trump, ka pezulluar ndihmat e huaja për 90 ditë, duke kërkuar një rishikim të plotë të mënyrës së shpërndarjes
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pezulluar ndihmat e huaja për 90 ditë, duke kërkuar një …