Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson pas vizitës në Prishtinë po qëndrojnë edhe në Beograd. Ata sot janë takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq nga ku kanë ripërsëritur qëndrimet e tyre për dialogun. Johnsoni në një konferencë të përbashkët për medie ka thënë se përfitimet e Kosovës dhe Serbisë pas arritjes së marrëveshjes finale do të jenë shumë të mëdha. “Shtetet e Bashkuara janë mik i popullit serb dhe ne duam të provojmë gjithçka që ta mbështesim dialogun dhe të dy kombet në negociata, në të cilat diçka duhet të jepet dhe diçka të fitohet. Nje marrëveshje nuk do të ishte e kënaqshme për asnjërën nga dy palët, por kur ajo të arrihet, përfitimet do të ishin shumë më të mëdha. Ne duam ta shohim këtë rajon të ketë sukses. E kuptojmë dëshirën e secilit, për paqe e stabilitet”. Është në interes të të dy shteteve të lëvizin përpara, të arrijnë një marrëveshje që më pas të koncentrohen në siguri dhe prosperitet”, ka thënë Johnsoni. Senatorët kanë nënvizuar faktin se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë disa sakrifica për arritjen e marrëveshjes në mes të dy shteteve. (Lajmi net)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …