Senatorët amerikanë: Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis po qëndrojnë në Prishtinë në kuadër të vizitave në vendet e Ballkanit. Ata janë pritur nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. Ambasadori Hovenier ka shkruar me këtë rast se tre anëtarët e Senatit amerikan janë mbështetës të moçëm të pavarësisë së Kosovës. “Me kënaqësi i mirëprita sot në Kosovë tre senatorët mbështetës të vjetër për pavarësinë, sovranitetin dhe integrimin euroatlantik të Kosovës. Mezi presim angazhime thelbësore që tregojnë liderët e Kosovës dhe mikpritjen e tyre duke strehuar afganët”, ka shkruar Hovenier.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …