Senatori amerikan, Bob Menendez, iu ka bashkuar një numri të politikanëve perëndimorë të cilët në anë të një letre kanë kërkuar nga Amerika dhe Bashkimi Evropian ndryshim të qasjes në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe qasje më të ashpër ndaj kryetarit serb, Aleksandër Vuçiq. Për atë letër, të hënën ka shkruar senatori Menedez i cili ka thënë se politika e perëndimit që e ka Beogradin në qendër nuk mund të funksionojë. Jam krenar që bashkohem me kryetarët transatlantikë të Komiteteve të Punëve të Jashtme dhe ligjvënësve, për të kërkuar nga qeveritë tona që të rishqyrtojnë qasjet e tyre ndaj marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Një politikë me qendër Beogradin për Ballkanin nuk do të funksionojë, ka saktësuar, senatori Bob Menendez. Ditë më parë disa politikanë të shteteve perëndimore iu kanë drejtuar me një letër Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, duke kërkuar qasje më të ashpër ndaj kryetarit të Serbisë, Vuçiq.

WASHINGTON, DC - JULY 30: Sen. Bob Menendez (D-NJ) questions U.S. Secretary of State Mike Pompeo during a Senate Foreign Relations committee hearing on the State Department's 2021 budget in the Dirksen Senate Office Building on July 30, 2020 in Washington, DC. (Photo by Jim Lo Scalzo-Pool/Getty Images)