Senatori amerikan, R. Johnson, kërkon nga Serbia të mos sigurojë status diplomatik për personelin e një qendre për ndihma nga Rusia

Senatori amerikan, R. Johnson, kërkon nga Serbia të mos sigurojë status diplomatik për personelin e një qendre për ndihma nga Rusia

Senatori amerikan, Ron Johnson, ka kërkuar mbrëmë nga Serbia që të mos siguroj status diplomatik për personelin e një qendre për ndihma në rast të fatkeqësive nga Rusia, për të cilën zyrtarët perëndimorë kanë dyshime se i strehon spiunët dhe përhapë propagandë. “Shpresoj se kryetari Vuçiq dhe Serbia do t’i rezistojnë çfarëdo përpjekjeje për të dhënë imunitet” për personelin e Qendrës humanitare ruso – serbe, tha senatori Johnson, që është kryesues i Komitetit për sguri të brendshme dhe çështje qeveritare të Senatit të Shteteve të Bashkuara. “Mendoj se kjo do të dërgonte sinjal shumë të keq”, theksoi mëtutje Johnson dhe ka shtuar se “me siguri kjo nuk do të ishte në interesin më të mirë të popullit serb, në kuptimin e rrjedhjes së kapitalit perëndimor për ta ndihmuar ekonominë” në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …