Serbët e Beogradit në Mal të Zi, kërcënojnë se në Plevle të Sanxhakut do të përsëritet Srebrenica

Serbët e Beogradit në Mal të Zi, kërcënojnë se në Plevle të Sanxhakut do të përsëritet Srebrenica

Sot më 2 shtator, persona të panjohur kanë hedhur gurë në lokalet e Bashkësisë Islame në Plevle të Malit të Zi, dhe përmes xhamit të thyer kanë futur një mesazh, në të cilin shkruante: “Fluturoi zogu i zi nga Plevle, do të ndodhë Srebrenica”, ka bërë të ditur,  imami Samir Kadribashiq. Ai tha për Radion Evropa e Lirë se kjo ngjarje është një pasqyrim i fashizmit, “dhe pasojë e tensioneve të fundit”. Imami Kadribashiq publikoi disa fotografi të objektit të dëmtuar. Serbët e malazezët, të cilët realisht  janë pakica kombëtare në Sanxhak, sepse nuk përbëjnë as 10 për qind të popullatës, i sundojnë 90 për qind të boshnjakëve e shqiptarëve, meqë ky rajon është pushtuar nga Serbia qysh  në vitin 1918. Sulmi i sotëm dhe sulme të ngjashme kundër myslimanëve,  po bëhen për shkak se myslimanët e atjeshëm në zgjdhjet e 30 gushtit kanë përkrahur liderin e Malit të Zi ,Gjukanoviq dhe jo politikanë serbë rusë të Podgoricës, sikur i ka përkrahur, renegati shqipfolës, Abazoviq, i cili me votat e partisë të tij ka sjellë në Qeveri forcat proserbe të Beogradit. Renegati Abazoviq doli kundër interesit të shqiptarëve në Mal të Zi, ashtu si dukur në Kosovë, Ali Shukriu, Mehmet Maliqi, Azem Vllasi, Rrahman Morina e jo pak të tjerë. Pavarësisht peshës dhe dëmit që u ka sjellë shqiptarëve atje, Abazoviqi, është fat i madh  se shumica dërrmuese shqiptare mbështetin forcat politike demokratike të Malit të Zi dhe liderit malazias Gjukanoviq,  i cili me angazhimin e tij properëndimor e ka anëtarësuar vendin  në NATO. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …