Serbët e Graçanicës edhe pse formalisht kanë pranuar institucionet e Kosovës, ata kanë votuar për zgjedhjet e shtetit të Serbisë, pasi qe konsiderojnë se janë shtetas të Serbisë dhe kanë votuar me dokumente identifikimi të lëshuara nga po ky shtet. Pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e Serbisë e arsyetojnë me shpresën se ky shtet do t’ua përmirësojë mirëqenien. E nga 5 qendrat gjithsej sa u hapën në tërë vendin për këto zgjedhje OSBE-ja bëri të ditur se i gjithë procesi shkoi pa asnjë incident. Ndërkohë Misioni i OSBE-së në Kosovë njoftoi se brenda territorit të Kosovës në zgjedhjet parlamentare serbe kanë votuar 37,901 serbë me të drejtë vote deri në 18:00.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …