Serbët e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë, të lëshohen nga Zyra Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së. Rregullorja për heqjen e vizave, e cila është publikuar në Gazetën Zyrtare të BE-së më 23 shtator hynë sot në fuqi. “Kjo rregullore hyn në fuqi në ditën e njëzetë nga data e publikimit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian. Kjo rregullore është plotësisht e detyrueshme dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në shtetet anëtare në përputhje me Traktatet”, thuhet në dokument. Ambasadori i Serbisë në BE, ka thënë se ky është një lajm i mirë, sepse heq padrejtësinë dhe trajtimin diskriminues të BE-së ndaj serbeve të Kosovës. Ai ka thënë se ky vendim është rezultat i luftës diplomatike të zyrtarëve të Serbisë, e cila, sipas tij, nuk ka qenë aspak e lehtë, raportojnë mediet serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …