Kabineti i kryetarit të Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, ka bërë të ditur se përfaqësuesit politikë të serbëve të veriut, kanë ndërprerë komunikimin dhe marrëdhëniet me KFOR-in. Ata dënojnë ashpër instrumentalizmin e KFOR-it i cili, sipas tyre ka luajtur një rol politik me rastin e Isa Mustafës, sepse pa paralajmërim qëndroi në veri. Pikërisht për këtë ndërpritet komunikimi dhe bashkëpunimi me KFOR-in”, thuhet në deklaratën nga kabineti i Rakiqit ndërsa transmeton Tanjug. Në deklaratë precizohet se përfaqësuesit serbë nga komuna veriore e Mitrovicës, Zvecani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi të kenë thënë se “KFOR-i me këtë veprim ka tejkaluar linjën e hollë që e ndan atë nga paqeruajtësit nga okupatori sepse në vend që të shërbejë stabilitetit në vend sot ka qenë faktor destabiliteti”.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …