Serbët kanë përforcuar me makineri të ndryshme barrikadat e vendosura në pjesën veriore të Kosovës

Gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme, serbët kanë përforcuar me makineri të ndryshme barrikadat e vendosura në pjesën veriore të Kosovës. Po ashtu, janë vendosur edhe tenda afër tyre ndërkohë që janë dëgjuar edhe shpërthime por edhe të shtëna armësh. Duke iu referuar burime të veta, Kosovapress njofton se “në barrikada ka shumë persona të panjohur dhe të armatosur të cilët kanë hyrë nga Serbia, ndërsa persona të maskuar po kujdesen për t’i sulmuar të gjithë ata që tentojnë t’i xhirojnë ose fotografojnë, duke përfshirë këtu gazetarët shqiptarë”. Raportohet se edhe ekipi i kësaj agjencie është penguar po ashtu sot rreth orës 5:00 të mëngjesit afër Rudares nga këta persona, të cilët sapo kanë vërejtur prezencën e gazetarëve kanë filluar t’i ndjekin ata duke i sharë dhe hedhur gurë në automjetin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …