Vatikani

Serbët kërkojnë mbështetje te Vatikani, i cili ka bërë të ditur se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Këshillit Iniciues serb, Milan Stamatoviq, i ka kërkuar Kishës Ortodokse të Serbisë që në rast të ndryshimit të formatit të dialogut për Kosovën, pos Rusisë e Kinës, duhet të përfshihet edhe Vatikani. Sipas tij Vatikani “nuk e njeh shtetin e  Kosovës si një nga qendrat më të fuqishme të krishterimit është i interesuar në gjendjen e popullatës së krishterë”, ka thënë ai për të përditshmen serbe “Danas”. “Vatikani është i interesuar për trashëgiminë e krishterë fetare dhe kulturore të Kishës sonë dhe pronën e të gjitha komuniteteve fetare në krahinën jugore serbe. Stamatoviq po ashtu i bëri thirrje Kishës serbe që të zhvendosë selinë e saj nga Beogradi në Pejë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kardinalë të caktuar të Vatikanit shpeshherë kanë deklaruar se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, për shkak se mendojnë që ajo është tokë e Serbisë sepse ka rreth 50  kisha serbe. Vatikani nuk flet për kishat katolike, as për  xhamitë. Kjo është arsyeja pse serbët mbështeten te Vatikani.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi dorëzon materiale arkivore mbi represionin ndaj shqiptarëve në Institutin për Krime Lufte

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar një sërë materialesh arkivore Institutit …