leoni

Serbët minojnë krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës

Serbët në institucionet e Kosovës
nuk e kanë ndërmend të përkrahin shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në
ushtri. Pavarësisht se Qeveria e Isa Mustafës shprehet e gatshme për të krijuar
me çdo kusht Asociacionin e Komunave Serbe, përfaqësuesit e Listës ‘Srpska’
thonë se themelimi i ushtrisë nuk është me prioritet për serbët. “Ne nuk do ta
përkrahim asnjë iniciativë të tillë. Po të kishim qenë të gatshëm të përkrahnim
këtë iniciativë, kjo tashmë do të ishte vënë në rendin e ditës të Kuvendit të
Kosovës”, ka deklaruar ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq. Sipas
tij, shoqëria e Kosovës duhet të merret me çështjet ekonomike dhe jo me
krijimin e ushtrisë. Ministri, Jevtiq poashtu ka paralajmëruar se themelimi i
Asociacionit pritet të bëhet në gjysmën e parë të vitit 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …